Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Barcelona arriti një fitore shumë të mundimshme të dielën në mbrëmje ndaj Valencias. Në stadiumin “Mestalla”, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi 1-0 me një gol të shënuar në sekondat e fundit të takimit nga Sergi Busquets.
Në momentin kur blaugranat po festonin golin e fitores shumë pranë vendit ku qëndronin tifozët vendas, dikush nga publiku lëshoi një shishe me ujë drejt futbollistëve të Barcelonës. Shishja goditi në kokë argjentinasin, i cili iu drejtua arbitrit David Fernández Borbalán për t’u ankuar.
Në këtë moment, arbitri e ndëshkoi sulmuesin e katalanasve me karton të verdhë për këtë arsye: “Në minutën e 89, Leo Messi u ndëshkua me karton të verdhë pasi vonoi rikthimin në fushën e lojës pas shënimit të golit duke dashur të vonojë lojën.”
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbajë vendin e dytë me 31 pikë, vetëm 2 pikë larg Realit kryesues.
Top Channel