
102-vjetori i Pavarësisë në Fier i gjen të ndara dy partitë më të mëdha në vend Partinë Socialiste dhe atë Demokratike.
Fillimisht janë vendosur tufa me lule nga deputetët e Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, Adelina Rista dhe Armando Subashi si dhe përfaqesues të pushtetit vendor në Bustin e Pavarësisë ndërsa pas largimit të tyre anëtarët e Partisë Demokratike kanë vendosur tufa me lule të veçuar.
Kreu u PD-së së Fierit, Luan Baci tha se Bashkia nuk i ka lënë vend opozitës për të qënë të bashkuar në këtë ditë të shënuar për vendin. Ndërsa deputeti i PD në Fierit Bedri Mihaj bëri përgjegjës për këte ndarje kundërshtarët e tij politikë.
Partia Demokratike më pas u ndal edhe në Varrezat e Dëshmorëve të atdheut.
Top Channel