Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret shqiptar, kjo u artikulua edhe nga kryeparlamentari Meta. Ai tha se transparenca do të ishte e mirëpritur.

“Procesi i hapjes së dosjeve është një proces që ka një histori shumë të gjatë, sa ajo e tranzicionit. Janë bërë 24 vjet që ky proces hapet dhe rihapet në mënyra të ndryshme apo të njëanshme. Unë jam dakord për hapjen e dosjeve, për një transparencë pa asnjë diskutim, duke mos cënuar parimet kushtetuese, të cilat njëkohësisht janë shumë të rëndësishme. Çdo hapje e dosjeve do të ishte pozitive për t’i shërbyer transparencës në raport me opinionin publik për të gjitha ato raste ku nuk cenohet siguria kombëtare”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA