Në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili këtë vit po mbahet në Hagë është zhvilluar një polemikë mes delegacionit të Serbisë dhe të Shqipërisë në lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë.
Shefi i Kuvendit kombëtar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka ndërhyrë gjatë kohës që fliste deputetja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, kur kjo e fundit pyeti Sekretarin e Përgjithshëm për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë .
Shefi i delegacionit serb theksoi se kolegët nga delegacioni i Shqipërisë nuk kanë informacione të sakta për këto aktivitete mes Serbisë dhe Rusisë.
“Kjo është një përgatitje stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Shormaz. Ndërkohë, shefi i NATO-s tha se Serbia është një shtet sovran, i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera dhe se për NATO-n rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, kështu që në këtë drejtim bashkëpunimi me Serbinë është me rëndësi të madhe.
Top Channel