Vllaznia rikthehet tek fitorja pas 7 javësh

22/11/2014 00:00

Vllaznia rikthehet pas 7 javësh te fitorja. Në ndeshjen përballë Flamurtarit skuadra shkodrane shijoi njëkohësisht dhe rikthimin e tifozerisë së vetë, e cila i mungonte “Loro Boriçit” që nga shtatori, për shkak të dhunës në ndeshjen me Tiranën.

Protagonisti i takimit ishte Arsen Hajdari, i cili shënoi golin e fitores që në minutën e 8 të ndeshjes. Në fakt, lojtarët e Flamurtarit tentuan disa herë të barazonin rezultatin, por ai mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Pashaj.

Pak para fillimit të ndeshjes, nënkryetari i bordit drejtues të Vllaznisë, Edip Shiroka, u shoqërua përkohësisht në polici. Shkak u bë një përplasje mes tij dhe disa oficerëve të uniformave blu për futjen në stadium të tifozëve pasi ishte paguar gjoba në FSHF.

Me këtë fitore skuadra e Vllaznisë ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që për Flamutarin ky ishte zhgënjimi i dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit italian Ramela. Vlonjatët mbeten në vendin e 6 me 15 pikë, 10 më pak se Tirana kryesuese.

Java e 13 e Superligës do të vazhdojë me ndeshjet e së dielës, Partizani-Kukësi, Elbasani-Tirana, Skënderbeu-Apolonia dhe Laçi-Teuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA