Testet e gjakut që i janë marrë marinarit filipinez të anijes “MAGDA P”,
e cila është ankoruar në mbrëmjen e së hënës në det të hapur në portin e
Pireut, pasi dyshohej se kishte simptomat e Ebolës, kanë rezultuar
negative.
Siç eshte njoftuar ne mengjesin e se martes pas analizave te gjakut qe kane kryer mjeket e specializuar dhe pasi kane ekzaminuar të dhënat epidemiologjike eshte konkluduar se i semuri nuk eshte bartes i virusit vdekjeprures.
Megjithese ende nuk eshte konfirmuar se nga çfare vuan, mjeket besojne se ndoshta marinari ka infeksion ne rruget urinare ose apendicit.
Ne pasditen e se henes autoritetet portuale greke, Ministria e Transportit dhe Ministria e Shëndetësisë janë vene ne alarm pasi eshte njoftuar se ne nje anije greke me flamur filipinez qe kishte kerkuar leje per t’u ankoruar ne portin e Pireut, nje pjestar i ekuipazhit kishte shfaqur prej kater ditesh disa simptoma te virusit Ebola, si temperatura e larte dhe gjak ne urinim.
Dyshimet i ka perforcuar fakti se anija e mallrave qe kishte destinacion Ukrahinen, kishte marre ngarkesen 14 dite me pare nga Guinea e Re,nje prej shteteve te Afrikes Perendimore qe numeron mijera te vdekur nga Ebola, por nuk kishte ardhur ne kontakt as ai dhe as pjestare te tjere te ekuipazhit me njerez te tjere jashte anijes.
Ministria greke e Shendetsise ne bashkepunim me organet portuale kane vene ne zbatim planin e emergjences per te tilla raste, duke mbajtur anijen ne rradhe te pare ne det te hapur jashte portit te Pireut dhe me pas nje grup mjekesh te specializuar kane hyre brenda saj per te kryer testet laboratorike.
Top Channel