Italia vuan në San Siro ndaj Kroacisë, barazim 1-1

17/11/2014 00:00

Ndeshja Itali-Kroaci, e katërta e grupit H për kualifikueset e EURO 2016, ka përfunduar në barazim 1-1. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shënoi barazimin e parë pas 4 fitoresh nën drejtimin e ish-trajnerit të Juves.

Italianët kaluan në avantazh në minutën e 11 me anë të mesfushorit Candreva, por Perisic barazoi pas katër minutash rezultatin. Buffon nuk arriti të priste një goditje qëndrore të mesfushorit kroat duke ndëshkuar skuadrën e tij.

Kroacia zotëroi më shumë topin dhe kërkoi më shumë golin, por nuk arriti ta gjente. Ndërkohë, Italia u shqetësua më shumë për t’i mbyllur hapësirat kundërshtarit edhe pse takimi u luajt në San Siro.

Pas këtij barazimi, Kroacia dhe Italia kryesojnë grupin me nga 10 pikë. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi Norvegjia mundi Azerbajxhanin 1-0 në transfertë, ndërsa Bullgaria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj modestëve të Maltës.

Grupi A

Holanda arriti një fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Letonisë. “Portokallinjtë” shënuan 6 herë me anë të Van Persie, Robben (2), Huntelaar (2) dhe Bruma.

Cekia mposhti 2-1 Islandën, ndërsa Turqia fitoi 3-1 ndaj Kazakistanit.

Renditja e grupit:

Cekia 12 pikë

Islanda 9

Holanda 6

Turqia 4

Letonia 2

Kazakistani 1

Grupi B

Belgjika nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Uellsit, Qipro mposhti 5-0 Andorrën, ndërsa Izraeli fitoi 3-0 ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Renditja e grupit:

Izraeli 9 pikë

Uellsi 8

Qipro 6

Belgjika 5

Bosnja 2

Andorra 0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA