36 milion njerëz jetojnë si skllevër në mbarë botën

17/11/2014 00:00

Rreth 36 milion njerëz në gjithë botën, që përbëjnë 0.5 përqind të popullsisë globale, jetojnë në kushte skllavërie moderne.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i një grupi kundër fenomenit të skllavërisë, i njohur si “Walk Free”.

Grupi thotë se India mban vendin e parë në listë me numrin më të madh të skllevërve, ndërsa Mauritania ka përqindjen më të lartë në raport me popullsinë e saj.

Skllavëria përfshin të gjithë personat që detyrohen të punojnë pa pagesë, për shkak të borxheve, personat e trafikuar për qëllime prostitucioni apo për të mbledhur lëmoshë dhe martesat me kusht.

Të dhënat e grupit shkojnë përtej atyre të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës që në 2012 deklaronte rreth 21 milion njerëz të ndodhur në kushtet e skllavërisë moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB