Ermir Lenjani, njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjen ndaj Francës, por edhe në ato eliminatore në Portugali dhe në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, është shprehur i kënaqur me rezultatin dhe ka shtuar Kombëtarja jonë nuk është ndjerë aspak inferiore ndaj një kundërshtari me lojtarë të niveleve më të larta.
“Kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe rezultati ishte i mirë. Jemi përballur me lojtarë që luajnë në klubet më të mirë në Europë, por në asnjë moment nuk jemi ndjerë inferiorë. Në fushën e lojës jemi të gjithë të barabartë dhe aty tregohen vlerat”, ka thënë Lenjani për Supersport.
Një tjetër lojtar me të ardhme premtuese në Kombëtares shqiptare, Herolind Shala, e ka cilësuar aktivizimin ndaj Francës si një ‘ëndërr e bërë realitet”.
“Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua. Kjo ka qenë një ëndërr, tashmë e bërë realitet”, u shpreh”lojtari i cili aktivizohet tek Odd Grenland, në Norvegji.
Top Channel