Seria A, Milani turpërohet në San Siro

03/11/2014 00:00

Milani humbet në San Siro ndaj Palermos duke zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit. Ndeshja e së dielës në mbrëmje përfundoi 0-2 me një autogol të Zapatës (23’) dhe me një gol të Dybalës (26’) që erdhi sërish pas një gabimi të mbrojtësit kolumbian të Milanit.

Për t’u shënuar fakti që lojtari më i mirë i ndeshjes për kuqezinjtë e Filippo Inzaghit ishte portieri Diego Lopez, i cili shpëtoi portën edhe në tre raste të tjera që mund të kishin thelluar rezultatin për Palermon.

Reagimi i Milanit nuk erdhi për asnjë moment dhe tashmë kuqezinjtë e shohin veten në vendin e shtatë të renditjes me 16 pikë.

Java e 11 e Serisë A do të mbyllet sot me ndeshjet Cesena-Verona (19:00) dhe Lazio-Cagliari (21:00).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA