Ndeshja e fundit e javës së 10-të në Seria A ishte ajo mes Lazio-s dhe Cagliari-t, e cila u mbyll me një fitore bindëse të vendasve me rezultatin 4-2.
Miroslav Klose ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy gola në fitore që i ngjiti kryeqytetasit në vendin e tretë në renditje.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Piolit arriti ta çonte rezultatin në 3-0 brenda 26 minutave të para, duke kaluar në avantazh në minutën e 7-të me Stefano Maurin dhe më pas ishte radha e gjermanit, Klose, i cili trefishoi rezultatin me dy golat e tij në minutën e 25-të dhe 26-të.
Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë Edson Braafheid shënoi autogol, duke e çuar rezultatin në 3-1, ndërsa në minutën e 72 Ibarbo la ekipin e tij me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë Cagliari shënoi edhe golin e dytë në minutën e 84-t me Galvao. Në minutën e fundit të ndeshjes kishte vend edhe për golin e 4-t të vendasve, i cili u shënua nga Ederson.
Pas kësaj fitoreje Lazio tashmë e sheh veten në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë, po aq sa edhe Sampdoria, e cila ka një golavarazh më të dobët.
Edhe në këtë ndeshje dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Etrit Berisha nuk u aktivizuan.
Top Channel