Vrasja e liderit të kartelit të fuqishëm të drogës ‘El Mencho’/ Meksika në kaos, të shtëna me armë në aeroport, anulohen fluturimet
Shpresat për të gjetur të mbijetuar mes baltës dhe rrënojave të shkaktuara nga një rrëshqitje dheu në Sri Lanka janë venitur gjatë së enjtes, edhe pse një ministër i kabinetit qeveritar e ndaloi numrin e viktimave në më shumë se 100, ndërkohë që një ditë më parë kishte deklaruar 300 viktima.
“Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë të mbijetuar”, tha ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive, Mahinda Amaraweera, pasi vizitoi vendin e prekur nga rrëshqitja në fshatin e njohur për plantacionet e çajit, Haldummulla, 190 km nga kryeqyteti Colombo.
“Janë rreth 100 persona të cilët janë varrosur, ndërkohë që disa fëmijë dhe punonjës civilë nuk janë gjendur nëpër shtëpitë e tyre gjatë momentit të fatkeqësisë”, shtoi ai, duke shpjeguar numrin më të vogël të viktimave, nga sa i frikësoheshin një ditë më parë.
Gjithsesi, Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive raporton ende për 300 persona të mbetur viktima. Sipas saj, ishin rreth 150 shtëpi të groposura gjatë rrëshqitjeve të së mërkurës, që u shtrinë në 3 km hapësirë dhe gllabëruan fshatin pas disa ditësh reshjesh të dendura.
Top Channel