Indonezi, gjenden 40 trupa pajetë të avionit të zhdukur

30/10/2014 00:00

Fluturimi QZ8501 i kompanisë AirAsia është rrëzuar. Grupet e shpëtimit
kanë gjetur të paktën 40 trupa të pajetë në Detin Java duke hequr çdo
dyshim për fatin e avionit të zhdukur dy ditë më parë.

Lajmi është njoftuar nga marina indoneziane që ka angazhuar grupet e kërkim-shpëtimit në pjesën indoneziane të Borneos.

Bashkë me trupat e pajetë mbi ujë janë gjetur çanta e sende të tjera personale të pasagjerëve që deti ka nxjerrë në sipërfaqje.

Avioni i AirAsia me 162 persona në bord humbi kontaktet ditën e dielë gjatë fluturimit nga Indonezia drejt Singaporit.

Shkaqet e tragjedisë janë në hetim e sipër, por dyshohet fort se ajo ka qenë për shkak të motit të keq dhe mosdhënies së autorizimit për pilotin që të ndryshonte kursin dhe të shmangte stuhinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA