“Deti” i plehrave nga Velipoja në Kroaci, nis pastrimi i mbetjeve në bregdet pas prurjeve të shumta Forumi Ekonomik Ndërkombëtar ka nxjerrë raportin vjetor për hendekun gjinor dhe mënyrën se si trajtohet femra në vende të ndryshme të botës.
Ky hulumtim nxori disa të dhëna të paparashikueshme: vendet nordike rezultuan si ajka e shoqërive demokratike dhe, e para mes tyre ishte Islanda. Ndërsa pesë vendet e fundit rezultuan Jemeni, Pakistani, Çadi, Siria dhe Mali, jo vetëm si pasojë e destabilitetit politik ose konflikteve, por edhe zakoneve të rrepta tradicionale që mbartin.
Kriteret mbi të cilat forumi është mbështetur janë: gjendja shëndetësore e grave, e drejta e tyre arsimore, mënyra se si trajtohen nga gjinia e kundërt, si edhe pjesëmarrja e tyre në politikën dhe ekonominë e vendit.
Nga 142 vende, Shqipëria renditet në vendin e 83-të. Sipas raportit, kjo për shkak se përparimi i saj ka ardhur në 10 vitet e fundit, prej momentit që fuqia punëtore e gruas ka nisur të krijojë themele të forta.
Megjithatë, sipas Sanja Saenavka, drejtueses së organizatës për mbrojtjen e të drejtave të femrave, femrat e Ballkanit janë të kufizuara kryesisht te trupi dhe pamja e tyre, duke e kufizuar vetvetiu fuqinë që zotërojnë.
Ajo gjithashtu shton se ballkanaset janë të diskriminuara nga punëdhënësit dhe shpesh viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. Megjithatë, autorët e hulumtimit ndërkombëtar thonë se barazia gjinore po përmirësohet çdo ditë edhe më shumë, pa lënë mënjanë edhe realitetet regresive që mbeten po aty.
Top Channel