Përforcohen radhët e rezistencës në Kobane

29/10/2014 00:00

Rezistenca kundër ISIS-it në Kobane përveç 150 trupave kurde irakiane që mbërritën nga territori i Turqisë u forcua edhe me dhjetra luftëtarë të Ushtrisë Siria e Lirë.

Rebelët e moderuarr anti-Assad i janë bashkuar përpjekjeve për të mos lejuar rënien e qytetit strategjik në kufi me Turqinë në duart e ekstremistëve islamikë.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda qytetit Kobane që thanë për BBC se numri i luftëtarëve të Ushtrisë së Lirë shkon në rreth 200 trupa. Lëvizja konsiderohet si një afrim mes grupeve siriane anti-Assad dhe kurdëve të cilët që në nisje të konfliktit qendruan neutralë.

Prej javësh beteja për Kobanen është shndërruar në një test edhe për bombardimet nga ajri të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Të martën Uashingtoni njoftoi ndërmarrjen e tetë sulmeve ajrore duke shkatërruar pesë pozicione të ISIS-it dhe gjashtë automjete.

Sulmet ajrore kanë ndihmuar në rezistencën ndaj ISIS-it, por luftëtarët kurdë sirianë në terren, të përllogaritur në 1000 deri në 2000 forca thonë se kanë nevojë për armatime dhe artileri të rëndë për të qenë më të suksesshëm në fushatën e tyre kundër ekstremistëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta