Ngushtohet diferenca gjinore në politikë dhe punësim
28/10/2014 00:00
Në dekadën e fundit është ulur ndjeshëm diferenca gjinore meshkuj-femra në politikë dhe në punësim.
Në këtë përfundim ka mbërritur Forumi Botëror i Ekonomisë në një raport të publikuar së fundmi ku janë marrë në shqyrtim 142 vende.
Statistikat janë hartuar bazuar në faktorët ekonomikë, shëndetësia, arsimi dhe pjesëmarrja në politikë.
Islanda kryeson listën e vendeve me më shumë barazi gjinore në tregun e punës dhe pjesëmarrjen politike të femrave duke lënë pas dy vende të tjera nordike, Finlandën dhe Norvegjinë.
Sri Lanka, Mali, Kroacia, Maqedonia, Jordania dhe Tunizia janë gjashtë vendet ku numri i femrave që janë përfshirë në politikë dhe në punësim ka patur rritjen më të lartë që nga viti 2005.
Top Channel