Serie A, Sassuolo, pengesa e parë e Juves, +1 nga Roma

19/10/2014 00:00

Një gol i Zazas ngadalëson marshimin e Juventusit në Serie A, pasi në “Mapei Stadium” bardhezinjtë nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 me Sassuolon.

Gjithçka ndodh dhe mbyllet brenda pjesës së parë, kur emilianët kalojnë në avantazh që në minutën e 13, falë sulmuesit tashmë të grumbulluar edhe te kombëtarja axurre së fundi, Zaza. Por, juventinës kundërpërgjigjen menjëherë me Pogbanë, pas veëm 15 minutash, dhe mund të kishin përmbysur rezultatin, por Consigli, portieri i Sassuolos, bëri mrekullinë në dy raste, ndaj Pogba dhe Tevez.

Juventusi nuk shfrytëzoi më së miri edhe raste në pjesën e dytë, sidomos me Coman, duke mos e ndryshuar rezultatin deri në fund të 90 minutëshit, e duke e parë veten tashmë vetëm 1 pikë përpara Romës.

Sa i përket takimit tjetër, që u zhvillua në “Olimpico”, Roma ka mposhtur pa shumë probleme Chievon, 3-0, duke rikuperuar 2 pikë në klasifikim ndaj Juventusit. Edhe për verdhekuqtë të drejtuar nga Garcia gjithçka mbyllet në pjesën e parë, falë golit me kokë të Destros, minuta 4-t, dyfishimit të Ljajic në minutën e 25, si dhe realizimit të 11-metërshit nga kapiteni Totti në minutën e 33.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA