Milani i Inzaghi-t duket se është në rrugën e duhur këtë sezon. Kuqezinjtë arritën të marrin një fitore 1-3 në fushën e vështirë të Veronës.
Edhe një herë tjetër ishte japonezi Honda lojtari vendimtar për Milanin, pasi realizoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të pas një autogoli të vendasve, më pas të besuarit e Inzaghi-t e patën të lehtë ta çonin rezultatin në 0-3 me dy golat e japonezit në minutën e 27-të dhe 56-të. Vetëm në minutën e 87-ta vendasit arritën të realizonin golin e nderit në fushën e tyre.
Pas kësaj fitoreje Milani shkon në kuotën e 14 pikëve , duke u ngjitur në vendin e 4-t në renditje.
Ditën e diel në Serie A u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së shtatë, ku në mesditë Lazio arriti një fitore të madhe në Firenze me rezultatin 0-2. Atalanta mposhti 1-0 Parma-n, ndërsa me të njëjtin rezultat Torino mposhti Udinese-n. Ndërsa ndeshja mes Cagliari-t dhe Sampdoria-s u mbyll në barazim 2-2.
Top Channel