Dhunohen dy shqiptarët në Beograd
16/10/2014 00:00
Dy prej tifozëve shqiptarë që ndodheshin në hotelin “Moskov” në Beograd janë dhunuar pas ndeshjes nga një grup huliganësh serbë.
Siç shihet dhe nga fotot e sigurua nga Top Channel, dy të rinjtë nga Shqipëria, të cilët nuk kanë pranuar të identifikohen, kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Më herët gjatë ditës u fol se në hotelin “Moskov” në Beograd, ku ishin akomoduar një pjesë e tifozëve të ardhur nga Shqipëria, kishte pasur incidente, por këto foto provojnë dhunën e ushtruar nga tifozët serbë në ambientet e hotelit.
Top Channel