Platini: Incidentet në Beograd, të turpshme
15/10/2014 00:00
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini i ftuar në televizionin francez “TF1” është pyetur lidhur me incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke i cilësuar ato të turpshme dhe të rrezikshme.
“Episodet janë të turpshme. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse bashkë me dronin do të ishte një bombë. Është diçka shumë e rrezikshme, sidomos në ato vende ku tensioni politik është gjithmonë i lartë”, mbyll deklaratën e tij Presidenti i UEFA-s.
Në fund të fjalës së tij Platini ka thënë se lidhur me këtë ngjarje tashmë UEFA ka nisur zyrtarisht hetimet dhe pritet të merren masa për përgjegjësit.
Top Channel