Tjetër tryezë për drejtësinë

14/10/2014 00:00

Tryeza e rradhës e reformës në drejtësi do të jetë në 31 tetor. Takimi i
dytë që këtë herë do të organizohet nga Ministria e Drejtësisë do të
jetë i njëjti format gjithëpërfshirës garantoi ministri Nasip Naço, pa
sqaruar cili do të jetë niveli i përfaqësimit të mazhorancës dhe
opozitës në të.

“Kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, të jetë afatagjatë të bëhet në një kohë sa më të shpejtë, pasi ne boll kohë kemi humbur, kemi lënë mbrapa, jo vetëm mbrapa por edhe anash në këtë drejtim”, tha Naço.

Tryeza ne fund te tetorit do te vendose piketat ku dhe si do te nderhyhet ne sistemin e drejtesise, ndersa Qeveria e ka te qarte, tha Naço, se ajo duhet te preke institucionet me te larta te tij.

“Reformimi i Gjykatës së Lartë, reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e Gjykatës Kushtetuese, reformimin e shkollës së Magjistraturës, reformimin e Këshillit të Prokurorisë. Pra, kemi vënë kemi shtyllat kryesore, ku duam ne ta reformojmë këtë sistem. Ne jemi të hapur dhe për ndryshimet në Kushtetutë, jemi të hapur për ta ndryshuar dhe gjithë sistemin e drejtësisë”, tha Naço.

Numri nje i dikasterit te drejtesise i dha fund edhe paqartesive per strukturen qe do hartoje draftin e reformes se thelle ne drejtesi.

“Në Kuvendin e Shqipërisë, të ngrihet një komision i posaçëm për reformën në sistemin e drejtësisë, ku besoj që numri do të jetë gati-gati i barabartë midis maxhorancës dhe opozitës, ku në këtë Komision të ketë ekspertë të ndryshëm, ku do të jetë shoqëria civile në një nga grupet e punës, ku në këtë grup pune pranë këtij komisioni do të përfshihet edhe opozita me ekspertët e saj më të mirë, përveç se është në komisionin e posaçëm, në nivel deputetësh. Njëkohësisht do të jenë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që në çdo rast do të japin asistencën e tyre, për ta reformuar sistemin. Ne nuk duhet të bëjmë çudira në këtë drejtim, mjafton që të marrim dhe të zbatojmë nga eksperiencat më të mira të Bashkimit Europian”, tha Naço.

Ministri Nasip Naço pohoi se Presidenti do te jete nder aktoret kryesore te reformes. Po te tilla garanci gjitheperfshirese dha edhe per opoziten, e cila ne kushtet e bojkotit parlamentar ka refuzuar Komisionin në Kuvend si opsion te hartimit te reformes ne drejtesi dhe certifikimin e ketij procesi sipas saj duhet ta beje Komisioni i Venecias.

“Ne nuk kemi kohe per te humbur, duhet te ecim shpejt me reformen, une kam besim se opozita do te behet pjese. Perfitoj nga rasti bej thirrje se vendi i saj nuk eshte vetem te SHQUP-i, por është në Parlament, për të bërë rolin e vet”, tha Naço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA