Berisha: Duhet pakt mazhorancë-opozitë

14/10/2014 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka prezantuar diplomatëve të huaj
nevojën e arritjes së një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe opozitës për
respektimin e standardeve demokratike, në mënyrë që situata politike të
kthehet në normalitet.

Ne nje takim me ambasadorin e ri te Frances, Bernard Fitoussi, ish-kryeministri u shpreh se gjendja aktuale me opoziten jashte parlamentit “eshte rezultat i zhberjes nga dyshja Rama-Meta i kriterit politik te Kopenhagenit per nje qeverisje demokratike, kusht kryesor per anetaresimin ne Bashkimin Europian”.

Sipas ish-Kryeministrit drejtuesit e koalicionit qeveritar po perqendrojne te gjitha pushtetet ne duart e tyre dhe po dhunojne te drejtat kushtetuese te opozites ne Parlament. Zoti Berisha i tha ambasadorit francez se kryeministri Rama eshte pergjegjes per organizimin e skenareve te dhunes kunder opozites ne Parlament, ku ka perfshire edhe kriminele me qellim mbylljen e gojes se opozites. 

Ish-kryeministri Berisha theksoi se “Partia Demokratike eshte jashte Parlamentit jo se deshiron, por po shpreh protesten per kete gjendje qe po degradon”. Gjate takimit me ambasadorin francez, zoti Berisha u shpreh gjithashtu se “nje marreveshje duhet te arrihet, por ajo duhet te kete gjithe garancite e duhura per funksionimin e saj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA