F1, pilotët mbështesin Bianchin
13/10/2014 00:00
Përpara nisjes së Cmimit të Madh të Rusisë, të gjithë pilotët e Formulës 1 janë rreshtuar në vijën e nisjes së garës në shenjë mbështetjeje për pilotin fatkeq të Marussias, Jules Bianchi.
“Jules, jemi me ty”, lexohej në shkrimin në asfaltin e cirkuitit të Soçit.
Më pas, pilotët bënë një rreth dhe lanë në mes disa dhurata.
Jules Bianchi vazhdon të qëndrojë në spitalin e Jokaiçit në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas aksidentit të rëndë në Cmimin e Madh të Japonisë. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe duket se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.
Top Channel