Çefa nën hetim për kthimin e pronave

13/10/2014 00:00

Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar regjistrimin e procedimit penal për
nenkryetarin e KLD –së Elvis Cefa, për veprën e shpërdorimit të detyrës
në kohën që ai ka drejtuar Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave.

Konfirmimi i organit te akuzes eshte bere per Komisionin Hetimor Parlamentar, per dy anetaret e KLD-se zgjedhur nga kuvendi.

Ky komision iu drejtua organit te akuzes me kerkesen per informim nje jave me pare, pasi anetari i tij Taulant Balla, beri publike nje leter qe ish-zevendesdrejtori i Përgjithshem i Policise Agron Kuliçaj, i dergonte ish-ministrit te Brendshem te asaj kohe, Bujar Nishani, ku e vinte ne dijeni per shkeljet e Çefes ne krye te Agjensise ne tjetersimin e prones publike dhe private.

Nuk dihet nese vetem kjo leter ka perbere bazen e hapjes se procedimit per Çefen nga ana e Prokurorise.

“Aktualisht kjo çështje vazhdon të hetohet. Eshtë një informacion që ne na duhet ta kemi në konsideratë për ta ndjekur. Bëhet fjalë për veprimtarinë e zotit Çefa, gjatë kohës që ai ishte drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit të Kompensimit të Pronave”, tha deputeti i LSI-së, Spartak Braho.
 
Ky konfirmim i Prokurorise do te reflektohet edhe ne raportin perfundimtar te ketij Komisioni, pohuan anetaret e tij.

Ndersa kryetari Armand Subashi lexoi disa gjetje paraprake te Komisionit, nga dokumentacioni i ardhur nga KLD. Sipas tij, jane konstatuar disa shkelje ligjore nga ana e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise, qe nga vonesat ne emerimet ne gjykata, emerimi i magjistrateve, konflikti i interesit ne provomimin e vetvetes se anetareve te KLD-se, etj. Keto gjetje do te ballafaqohen me dy anetaret e KLD-se, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, ne seancen degjimore me ta, diten e enjte.

Top Channel