PD: Arrogancë parlamentare ndaj opozitës

12/10/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi një tjetër veprim që sipas saj tregon arrogancën e shumicës së drejtuar nga Rama dhe Meta ndaj opozitës.

“Vetëm një ditë pasi Bashkimi Europian, me instrumentin e tij më të rëndësishëm, raportin vjetor, i kërkon mazhorancës të instalojë dialogun e të krijojë kushtet që opozita të ushtrojë të drejtat e saj kushtetuese, Ilir Meta dhe Edi Rama përjashtojnë Partinë Demokratike nga delegacioni i përhershëm në një prej institucioneve më të rëndësishme siç është Unioni Parlamentar Botëror. E bëjnë këtë në kundërshtim të hapur dhe injorim të Kushtetutës së vendit”, tha deputeti Eduard Halimi.

Top Channel