Kryeministri Edi Rama përuron Pedonalen në Berat

12/10/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka përuruar paraditen e së dielës Pedonalen në qytetin e Beratit dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se “ky është vetëm fillimi”, pasi sipas tij, “projekti do të shtrihet në të gjithë qytetin”.

“Gjatë fushatës u zotuam që do bëjmë në Berat ato që nuk u bënë në 20 vite dhe në një vit kemi investuar më shumë se 10 vitet e fundit së bashku”, u shpreh zoti Rama.

Kryeministri shtoi se “këto janë projekte që hapin rrugë të reja për ekonominë dhe turizmin”.

Edi Rama premtoi gjithashtu se do të vijohet me projektin e rehabilitimit të lagjeve historike.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Fadil Nasufi, tha se për Beratin “po hapet një epokë e re e zhvillimit të qëndrueshëm.”

“Kurrë më parë nuk janë bërë investime të tilla brenda një viti në qytetin tonë”, theksoi zoti Nasufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA