“Sfida e radhës, hapja e negociatave”

09/10/2014 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaroi se sfida e Shqipërisë tashmë është hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara, por duhet të jemi të vetëdijshëm që puna që na pret është edhe më e madhe. Procesi i integrimit kërkon kohë”, u shpreh Gjosha në një konferencë për shtyp.

Më tej, ajo kërkoi që axhenda e integrimit të jetë mbi çdo axhendë tjetër: “I bëj thirrje palëve politike të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën politike, për përmbushjen e 5 prioriteteve.”

“Jemi shumë të hapur për dialog me opozitën. Jemi të hapur të diskutojmë për çështje konkrete. Reforma në drejtësi ka treguar se nuk është e pamundur që palët të ulen së bashku në një tryezë. Vendi ku zhvillohet debati politik është Parlamenti”, shtoi ministrja e Integrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA