Rama: Fund barbarisë në miniera

09/10/2014 00:00

Parlamenti votoi ndryshimet në Ligjin për Sektorin e Minierave, të cilat
kryeministri Edi Rama i ka parë si moment kthese, në atë që e quajti` ndarja përfundimtare nga barbaria e shfrytëzimit të kësaj pasurie
kombëtare`, shpeshhere me pasoja fatale për jetën e të punësuarve në
kete sektor.

Këto ndryshime, si dhe ofrimi i kompanive të medha te huaja ne kete sektor, per kreun e Qeverise do t`i japin fund edhe nje fenomeni te dhimbshem.

“Për të kaluar nga shfrytëzimi barbar dhe shumë i fragmentuar: `o burra kush të kapë dhe të marrë që nga ata më monstruozët, deri tek fëmijët e vegjël nëpër kodrat e mineraleve`, në një fazë shfrytëzimi të qëndrueshëm, të gjithë kësaj pasurie”, tha Rama.

Ndryshimet ligjore te propozuara nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë konsistojne në shtimin e kushteve dhe detyrimeve për koncesionarët e lejeve minerare.

“Ndryshimet sjellin vendosjen e një sërë koncesionarësh në pozitën detyruese, të cilën shteti e kishte lëshuar, duke i hapur udhë gjithëfarë lloj abuzimesh dhe duke lejuar që të krijohej një hendek gjithnjë më i madh, mes përfitimeve të ditës dhe kushteve të sigurisë, bashkë me të ardhurat e vetë publikut nga shfrytëzimi i kësaj pasurie kombëtare”, tha Rama.

Perveç sigurise se jetes se minatoreve, garantimin e vazhdimesise se prodhimit, investimet nga koncensionaret, ndryshimet ligjore i detyrojne keta te fundit edhe pastrimin e zones nga mbetjet. Per here te pare, parashihet edhe ngritja e shkolles profesionale per kete sektor. Bashke me investimet e tjera, synimi eshte – tha kryeministri, – qe keto zona, te shnderrohen ne zona te jetueshme urbane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA