PD, “Byroja e Hetimit”, në Kushtetuese

09/10/2014 00:00

Partia Demokratike ankimoi në Gjykatën Kushtetuese një tjeter ligj nga
Paketa Antikorrupsion e Qeverise. Bëhet fjalë për kapitullin e ngritjes
së Byrosë së Hetimit, një strukturë që ngrihet në Ministrinë e Brendshme
me qëllim ndjekjen e veprës penale të korrupsionit.

Për Partinë Demokratike kjo strukturë është qartazi antikushtetuese, sepse transferon tek Qeveria kompetencat e organit të akuzës.

“Eshtë një strukturë e cila merr shërbimet ekskluzive të Prokurorisë së Shtetit dhe në këtë mënyrë është konceptuar dhe organizuar. Kjo është një goditje e rëndë, në zemër të sistemit demokratik. Eshtë një goditje e rëndë sepse shkel parimet kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, që kanë të bëjnë me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që kanë të bëjnë me ekskluzivitetin e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve në këtë vend”, tha deputeti demokrat Arben Ristani.

Ne krye te byrose se hetimit eshte ministri i Brendshem dhe sipas Partise Demokratike kjo varesi direkte nga Qeveria e ben strukturen jo vetem antikushtetuese, por edhe teresisht nje instrument politik, qe do te godase sipas vullnetit te Kryeministrit dhe jo sipas vullnetit te ligjit. Opozita shpreson qe gjykata ta shpalle antikushtetues kapitullin e Byrose se Hetimit, per te ndaluar, siç thote ajo shnderrimin e Kryeministrit ne nje Prokuror te Pergjithshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA