Anëtarët e AMA-s, PD: U shkel marrëveshja për ligjin konsensual të medias

09/10/2014 00:00

Pirro Misha dhe Gledis Gjipali u votuan nga mazhoranca në Kuvend, si anëtare të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Permes votimit te fshehte dy anetaret e AMA-s, plotesojne vendet vakante ne kete institucion prej me shume se nje viti ne krize.  Ndersa mbetet edhe nje tjeter vend, qe duhet te plotosohet nga opozita, kjo e fundit ka reaguar permes Genc Pollos. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Medias dhe Informimit Publik, deklaroi se ky akt i mazhorances eshte i pandershem dhe i paligjshem.  

Megjithese ne kushtet e bojkotit parlamentar, perfaqesuesi i opozites deklaroi se mazhoranca shkeli marreveshjen per Ligjin Konsensual te Medias.

“Me aktin e sotëm dueti Rama-Meta goditi jo vetëm rregullatorin e medias, për t`i hapur rrugë favoreve te klienteve mediatike por edhe shkeli rekomandimet e qarta e konkrete të OSBE e të BE-së të theksuara edhe në progress-raportin e KE të paraqitur dje.Do të ishte në nderin e dy personave të emëruar sot anëtare të Këshillit të AMA-s të mos pranonin të merrnin kunderligjshëm funksione publike”, tha Pollo.

Perfaqesuesit e mazhorances kane deklaruar me heret se prej kohesh i jane drejtuar opozites, te zere vendet ne komision per te plotesuar vendet vakante. Ne kushtet e vijimit te bojkotit te kesaj te fundit perfaqesuesit e mazhorances kane deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre per zgjedhjen e ketyre dy anetareve, eshte ne perputhje dhe zbatim te formules se rene dakort mes te dyja paleve.

Kush janë anëtarët e rinj të AMA-s

Dy anëtaret e rinj të AMA-s, të cilët pritet të nxjerrin nga ngërçi Autoritetin e Mediave Audiovizive, vijnë nga fusha të publicistikës, por me lidhje të ngushta me shoqërinë civile.

Pirro Misha është studiues, përkthyes dhe publicist shqiptar. Aktualisht zoti Misha është drejtues i Institutit për Dialog dhe Komunikim.

Ndërsa Gledis Gjipali është prej disa vitesh drejtues ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Më parë ai ka punuar në Ministrinë e Integrimit, ku ka mbuluar politikat audiovizuale, ndërsa është edhe autor i disa raporteve ndërkombëtare si Freedom House, që trajton çështje të demokracisë dhe medias.

Top Channel