Libi, mbytet anija me emigrantë

07/10/2014 00:00

Një anije me mbi 100 emigrantë të paligjshëm është mbytur pranë brigjeve të Libisë, në perëndim të Tripolit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani kanë arritur të gjejnë rreth 30 trupa të pajetë, ndërsa 70 të tjerë janë shpallur të humbur. Emigrantët ishin kryesisht nga Siria.

Libia, me një situatë të tensionuar në vend, nuk ka qenë në gjendje të frenojë emigrantët e paligjshëm të cilët përpiqen të kalojnë Mesdheun për në Europë. Në muajin gusht, Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se rreth 2 mijë emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë mbytur vetëm gjatë këtij viti në ujërat e Mesdheut.

Top Channel