Boko Haram u presin kokën 7 personave

07/10/2014 00:00

Anëtarë të grupit Boko Haram në Nigeri u kanë prerë kokën shtatë personave në veri-lindje të vendit. Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë dhe një zyrtar lokal.

Sulmi ka ndodhur në Ngambi, në shtetin r Bornos, një nga rajonet që së fundmi është vënë në shënjestër nga militantët.

“Ata u vranë brutalisht, në të njëjtën mënyrë siç vriten kafshët”, ka deklaruar një banor i fshatit, i identifikuar me emrin Musa Abor.

Në videon e fundit të grupit islamik, i publikuar javën e kaluar, një person i prezantuar si pilot i forcave ajrore u ndëshkua në të njëjtën mënyrë, por autoritetet mohuan që të bëhej fjalë për një pilot.

Në muajt e fundit Boko Harram ka kryer një seri sulmesh hakmarrëse ndaj banorëve të fshatrave që kanë luftuar vullnetarisht milicitë përkrah njësive ushtarake.

Muajin e kaluar, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti nigerian Goodluck Jonathan i kërkoi këshillit të gjente mënyra alternative për të luftuar kërcënimin e militantëve.

“Ka prova se Boko Harami i ka burimet jashtë vendit tonë. Vetëm nëpërmjet aksioneve të përbashkëta mund ta luftojmë këtë kërcënim dhe mund të ndërtojmë strukturat e duhura për t’i rezistuar rilindjes së militantëve”, tha presidenti Jonathan.

Top Channel