
Dilma Rousseff doli e para në zgjedhjet presidenciale të së dielës, por
sërish kryetarja e shtetit brazilian nuk arriti të sigurojë shumicën e
nevojshme për shmangien e balotazhit.
Rousseff mori rreth 42% te votave ndersa rivali i saj i qendres se djathte Aecio Neves fitoi 34 përqind. Ekspertet mendojne se raundi i dyte zgjedhor, i caktuar te mbahet ne 26 te ketij muaji, ka per te qene mjaft i ashper. Pas shpalljes se rezultatit, presidentja tha se njerezit shprehen permes votes se tyre “refuzimin e hijeve te se shkuares, recesionit dhe papunesise”, e u zotua te vazhdoje punen per ndryshimin e gjendjes ne vend.
“E kuptova shume qarte mesazhin qe dhane rruget dhe kutite e votimit. Pjesa me e madhe e brazilianeve kerkojne te shpejtojme ndertimin e Brazilit te ri qe kemi nisur”, thotë Rousseff.
Presidentja Rousseff kishte mbështetjen e klasës punëtore braziliane, falë programeve bujare sociale të nisura gjatë dy mandateve të paraardhësit të saj popullor, Luiz Inacio Lula da Silva. Kandidate e forte konsiderohej dhe ish-ministrja e ambientit Marina Silva, e cila në fund të gushtit mbante vendin e parë në anketat e opinionit, por qe nuk arriti ta kthente këtë admirim në vota dhe perfundoi e treta ne zgjedhje me 21% duke dale keshtu nga gara.
Te dielen brazilianet zgjodhen edhe anetaret e kongresit dhe guvernatoret rajonale. Me shume se 142 milione vete kishin te drejten te votonin dhe pjesemarrja ka qene e larte, duke u llogaritur ne 80%. Votimi ne kete vend eshte i detyrueshem per personat ndermjet moshës 18 dhe 70-vjeçare.
Top Channel