Zbehen protestat në Hong Kong

06/10/2014 00:00

Edhe pse qindra demonstrues pro-demokracisë vazhdojnë të mbushin rrugët e Hong Kongut, numri i tyre gjatë natës u reduktua ndjeshëm, e sot nëpunësit civilë kanë nisur si zakonisht nga puna, çka dëshmon një lloj rikthimi në rutinën e përditshme.

Afati i vendosur nga qeveria për ngritjen e kampeve të demonstruesve nuk u zbatua, megjithatë kaloi pa asnjë incident.

Një pjesë e tubuesve hoqën disa nga barrierat, që bllokonin hyrjen në ndërtesat qeveritare dhe u larguan nga zona.

Sidoqoftë, protestuesit duken të ndarë dhe disa u zotuan të qëndrojnë në sheshe e të vazhdojnë atë që nisën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB