Brazil, Rousseff drejt balotazhit

06/10/2014 00:00

Dilma Rousseff ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, por jo aq sa duhet për tu shpallur fituesja e tyre dhe për këtë arsye do të shkojë në balotazh me Aecio Neves.

Rousseff mori 42% të votave, ndërsa Neves 34%. Në vend të tretë Marina Silva me 21% të votave, rezultat që e nxjerr kandidaten e Partisë Socialiste përfundimisht jashtë loje.

Analistët parashikojnë një garë të fortë në balotazh, në datën 26 tetor.

Zonja Rousseff theksoi se populli brazilian shprehu mohimin ndaj “fantazmave të së shkuarës, recesionit dhe papunësisë”, ndërsa zoti Neves u bëri thirrje simpatizantëve të zonjës Silva që të mbështesin atë në balotazh, duke thënë se ai “përfaqëson shpresën për ndryshim”.

Më shumë se 142 milionë persona kishin të drejtë vote gjatë ditës së dielë dhe pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 80%. Brazilianët zgjodhën gjithashtu edhe pjesëtarët e Kongresit dhe guvernatorët rajonalë.

Top Channel