Gramsh, arrestohet mbajtësi i eksplozivëve

05/10/2014 00:00

Policia e Elbasanit ka bërë me dije gjatë së dielës se ka arrestuar në flagrancë shtetasin 24-vjeçar Mariglen Musaj, në fshatin Kukër të Gramshit, pasi i janë sekuestruar një sasi e madhe eksplozivi.

Nga kërkimet e policisë, atij iu gjetën 15 kallëpe tritol dhe 5 kg eksploziv i tipit amonit malor, ndërkohë që në banesë i janë gjetur edhe 18 rrënjë kanabis sativa.

Ai akuzohet për mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse.

Top Channel