Ministrja italiane e shëndetësisë Beatrice Lorenzi deklaroi se metoda e qelizave staminale, sipas eksperteve, nuk është e sigurt për pacientët, prandaj ajo nuk do të zhvillohet në Itali.

Qelizat staminale i merren foshnjeve të porsalindura, pasi ato kanë aftësinë për të zhvilluar qeliza të reja në trupin e njeriut dhe në raste specifike sëmundjesh, roli i tyre është unikal pasi qelizat staminale e rigjenerojnë tëresisht organizmin.

Por sipas ministres italiane, metoda nuk ka qëndrueshmëri dhe siguri për pacientët që të cilësohet si një metodë terapeutike, ndaj në mënyre strikte e refuzoi këtë shërbim mjekësor në Itali.

Në vendin fqinj ka patur shumë kontestime ndaj këtij vendimi edhe pse Beatrice Lorenzi e qartësoi se edhe pjesa e fondeve që ishte rezervuar për metodën e qelizave staminale, tani do të përdoret për kërkime të sëmundjeve të rralla.

Por mediat italiane prestigjioze, përfshirë “La Stampa” dhe agjencia italiane “Ansa” shkruajnë se ky lloj trajtimi do të zhvillohet në një vend evropian që në përputhje me ligjet e saj do ta pranojë. Sipas tyre vendi kandidat kryesor mund të jetë Shqipëria. Nëse metoda e qelizave staminale do të realizohet në Shqipëri kjo do të kërkojë fonde të mëdha për ta realizuar projektin.

Top Channel