“Jo nervozizëm në politikën shqiptare”

26/09/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta apeloi nga Elbasani që politika të lërë nervozizmin dhe të bashkëpunojë për përmbushjen e reformave, pasi konfliktualiteti, sipas tij, dëmton paqen sociale në vend.

Meta tha se politikanët nuk duhet të bëhen një shembull i keq për qytetarët.

“Për fat të keq shohim që ka shumë nervozizëm në politikën tonë. Nuk duhet të ketë nervozizëm sepse i gjithë ky nervozizëm dëmton paqen sociale dhe në vend që politika dhe politikanët të jenë një shembull për qytetarët, përkundrazi bëhen një model i shëmtuar për gjithë shoqërinë. Ndaj LSI do të vazhdojë të promovojë me forcë vlerat e bashkëpunimit, tolerancës sepse politika është tolerancë, jo arrogancë, është reflektim, nuk është kokëfortësi, është zgjidhje, nuk është qorrsokak dhe njerëzit kanë nevojë për zgjidhje, nuk kanë nevojë për konflikte të tepërta”, tha Meta.

Top Channel