Gjatë Luftës së Parë Boterore, pikerisht 100 vite më parë në brigjet e
Otrantos u vendosën dhjetëra anije navale nga forcat britanike, të cilat
përmes rrjetave të hekurta kërkonin të ndalnin kalimin e anijeve
armike.
Nje prej tyre eshte zbuluar dhe ndodhen ne Borsh në një thellesi prej 80 metrash.
Drejtori i Agjencise se Bregdetit Auron Tare, i cili eshte edhe pjese e ekspedites shqiptaro-amerikane te kerkimeve arkeologjike nenujore, tregon detaje mjaft interesante te kesaj anije, qe dikur quhej ‘drifter’ dhe qe lidhet ngushtesisht me nje pjese te panjohur te historise shqiptare.
“Eshtë një anije e njohur si ‘drifter’, një anije në vetvete jo shumë e rëndësishme historike, por një anije e cila ka marrë pjesë në një betejat më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore. Ky ishte një zbulim mjaft interesant. Kjo anije ka marrë pjesë në betejën e parë në historinë e njerëzimit, ku kanë marrë pjesë anijet, kryqëzorët, nëndetëset dhe avionet. Pra, për herë të parë është bërë kjo luftë navale. Flota britanike kishte krijuar një lloj linje me rrjeta hekuri, për të bllokuar kalimin e nëndetësve austro-hungareze, të cilat godisnin anijet e aleatëve në Mesdhe. Për këtë arsye u vendos ky lloj bllokimi dhe për ta penguar këtë ndërmorën një sulm të madh, me një sërë anijesh, ndër të cilat edhe Novara, që drejtohej nga kapiteni i atëhershëm Miklo Shkorthi, që më vonë u bë i famshë, si regjenti i Hungarisë, ishte në Shëngjin për të transportuar trupa serbe, të cilat po tërhiqeshin nga fronti për të shkuar në Itali dhe aty janë sulmuar nga flota austro-hungareze dhe janë mbytur mbi 34 anije shqiptarësh”, tha Tare.
Profesor doktor Ilir Capuni ka nxjerre fakte te rendesishme historike lidhur me kete zbulim nenujor, duke sjelle nje panorame te plote te kushteve historike ne te cilat gjendej Shqiperia.
“Të gjithë këta kapitenë anijesh ‘drifter’, që kanë qenë të punësuar në këto anije, kanë qenë peshkatarë të thjeshtë të veçantë, nuk kanë marrë votë për këtë punë dhe këtë punë mesa duket e kanë bërë me një përkushtim të vecantë. Me një taktikë të jashtëzakonshme, i kanë dalur ‘driftereve’ nga ana e jugut. Në ikje, gjatë operacioneve, për të mos parë, anijet austro-hungareze kanë lëshuar tym dhe gjëja e pestë teknologjike që është përdorur në këtë është zhurmuesi”, thotë Capuni.
Ne hapesiren ujore te vendit tone gjenden dhjetra anije te fundosura, qe mbartin me vete nje pjese te historise e cila mbetet per t’u zbuluar, nga arkeologet dhe historianet.
Top Channel