Arrestohet polici në Berat
25/09/2014 00:00
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë të rolit bazë, Kamber Qemal Grëmshi, i dyshuar për “ngacmim seksual”.
Punonjësi i policisë me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë në Berat, u denoncua nga një shtetase 41-vjeçare.
Grëmshi shfrytëzoi një njohje familjare me shtetasen dhe tentoi të kryente marrëdhënie me të në banesën e saj.
Menjëherë SHKB-ja kreu veprimet hetimore dhe ndaloi efektivin në kushtet e flagrancës.
Top Channel