Hakersat sulmojnë “eBay”

18/09/2014 00:00

Një nga adresat më të klikuara të internetit “eBay” ka rënë pre e hakersave  ose të quajtur ndryshe hajdutët e rrjeteve online.

“EBay” është kompromentuar në mënyrë që njerëzit, të cilët klikojnë në linqet e tij për të bërë blerje, kalojnë automatikisht në faqe të tjera, të projektuara për të vjedhur kartat e kreditit të klientëve të “eBay”.

Firma amerikane u alarmua, por me vonesë, pas thirrjes së bërë nga prestigjiozja BBC, e cila denoncoi vjedhjen pas shumë ankesave që i ishin drejtuar asaj.

Steven Murdoch, një ekspert i sigurisë se informacionit tha se ishte i habitur nga gjatësia e kohës se gjatë që “eBay” nuk ka reaguar.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti më i madh i blerjeve online në botë është tentuar për t’u vjedhur. Para pak muajsh miliona blerës humbën shuma të konsiderueshme lekësh teksa bënin porosi online.

Sipas disa ekspertëve nuk dihet ende nëse “eBay” bie në kurthin e hakersave meqë ka potencial të madh blerësish, apo janë teknika “hajdute” që sistemi i “eBay” i bën herë pas here për të përfituar shuma të konsiderueshme lekësh. Humbjet e parave të klintëve në “eBay” kanë arritur shumën e 1 milion dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA