Franca, gati për sulme ajrore në Irak

18/09/2014 00:00

Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë të ditur se ka rënë dakord ndaj kërkesës së qeverisë irakiane për më shumë mbështetje ajrore, për forcat që po luftojnë ndaj grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Hollande u tha reporterëve se sulmet ajrore franceze do të shënjestrojnë vetëm pozicionet e grupit xhihadist në Irak dhe nuk do të hyjë në territorin e vendit fqinj, Sirisë.

Ai këmbënguli gjithashtu se nuk do të dërgojë forca tokësore në terren. Franca aktualisht po kryen fluturime zbulimi dhe po ofron ndihma në armatime për luftëtarët kurdë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB