Ukraina ratifikon marrëveshjen me BE

16/09/2014 00:00

Ligjvënësit ukrainas kanë ratifikuar të martën një marrëveshje kufitare me BE-në, që nga ana tjetër është ratifikuar në të njëjtën kohë në një sesion të Parlamentit Evropian.

Të dyja palët i nisën proçedurat në orën 10 me orën lokale. Pak orë para votimit, presidenti ukrainas Petro Poroshenko e cilësoi të martën një ditë historike.

Por implementimi i marrëveshjes për tregtinë e lirë është shtyrë për në vitin 2016 për shkak të presioneve të Rusisë. Ratifikimi vjen në një moment kur armëpushimi i brishtë mes Kievit dhe Moskës me zor mban.

Madje raportohet për bombardime rreth aeroportit të Donetskut që kontrollohet nga trupat qeveritare ukrainase, si dhe në qytete të tjera në lindje të vendit.

Rebelët pro-rusë janë të angazhuar në një betejë të ashpër me forcat qeveritare në Donetsk dhe Luhans që prej muajit prill, një muaj pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Rreth 3 mijë persona janë vrarë në pesë muaj konflikt. Nga ana e saj, Moska mohon të ketë dërguar trupa dhe armatime të rënda për të ndihmuar rebelët, sikundër pretendojnë Ukraina dhe Perëndimi.

Në prag të votimit në parlamentet e Kievit dhe Strasburgut, presidenti Poroshenko u shpreh se, nënshkrimi i marrëveshjeve do të jetë një ditë historike.

“De fakto kjo marrëveshje është një program reformash në vendin tonë, që synon garantimin e rendit dhe ligjit, lirinë e shprehjes dhe hapat në luftën ndaj korrupsionit”, tha Poroshenko.

Ratifikimi përbën kulmimin e trazirave të fundit politike që kanë përfshirë vendin e që e çon ish-republikën sovietike më pranë BE-së dhe më larg sferës së influencës së Rusisë.

Top Channel