Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Irak në mbështetje të trupave vendase, të cilat po sulmoheshin nga luftëtarët e ISIS, lajmi është bërë i ditur nga ushtria amerikane.
Sulmet ajrore janë kryer gjatë ditës së diel dhe gjatë së hënës pranë malit Sinjar në jugperëndim të Bagdadit.
Ndërkohë Iraku e ka kritikuar vendimin për të mos ftuar Iranin në samitin ndërkombëtarë mbi kërcënimin nga ISIS. Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari e vlerësoi të gabuar këtë vendim. 30 vende u zotuan që të bashkohen në një koalicion të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS. Grupi militant ka pushtuar territore të mëdha gjatë muajve të fundit në Irak dhe Siri.
Në deklaratën e ushtrisë amerikane thuhej se këto ishin sulmet e para të zgjerimit të veprimit ushtarak kundër ISIS, për të ndihmuar forcat irakiane në ofensivën e tyre. Si pasojë e sulmeve janë shkatërruar 6 automjete të militantëve në pranë malit Sinjar dhe një pozicion luftimi. Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë kryer në total 162 sulme ajrore në të gjithë Irakun, që prej muajit gusht.
Zyrtarët thonë se sulmet e fundit reflektojnë vendimin e Presidenti Obama për të sulmuar pozicionet e militantëve kudo që janë. Sulmet e mëparshme në Irak janë kryer për të mbrojtur personelin amerikan dhe për t’i ardhur në ndihmë refugjatëve irakianë.
Top Channel