Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Krerët e tre partive kryesore në Parlamentin britanik kanë firmosur një peticion për t’i dhënë më tepër pushtet Skocisë, nëse ditën e enjte do të votohet kundër pavarësisë.
Nënshkrimi i këtij peticioni nga David Cameron, Ed Miliband dhe Nick Clegg , u publikua nga gazeta “Daily Record”.
Pjesa e parë e marrëveshjes premton për “kompetenca të gjëra të reja” për Parlamentin skocez. Në pjesën e dytë të marrëveshjes thuhet se udhëheqësit pajtohen se “Britania e Madhe ekziston për të siguruar mundësi dhe sigurinë për të gjithë duke ndër burimet në mënyrë të barabartë”. Ndërsa në pjesën e tretë pohohet se, kategorikisht fjalën e fundit për financimin e NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë) do ta ketë qeveria skoceze.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, foli për BBC duke thënë se dhënia e më shumë kompetencave për Skocinë ka qenë gjithmonë pjesë e planit të tij. “E kam thënë që prej fillimit të kësaj fushate, nëse Skocia do të votojë kundër ndarjes, pjesa tjetër e Britanisë do të thotë ‘po’ për të shkuar më tej. Unë mendoj që Skocia duhet të ketë më shumë decentralizim”, deklaroi Cameron.
Ditën e enjte, më 18 shtator, mund të marrë fund një epokë mbi 300 vjeçare. Skocia do të votojë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Mbështetësit e pavarësisë thonë se është koha që Skocia të zgjedhë udhëheqësit e saj dhe të synojë vetë, pa kontrollin nga Londra.
Ndërsa aktivistët kundër pavarësisë thonë se Skocia është më e sigurt dhe e begatë, si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe një ndarje e mundshme do të shkatërronte 3 shekuj historie të përbashkët, si edhe do të sillte një vështirësi ekonomike dhe financiare.
Top Channel