
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Milano e njëjta konsullatë do të ofrojë shërbimet edhe për shtetasit shqiptarë edhe për ata kosovare..
Ky akt perben fillimin e bashkepunimit konkret te Shqiperise dhe Kosoves, ne perfaqesimin e perbashket te selive diplomatike. Dy shefat e diplomacise te dy shteteve shqiptare, Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj ishin bashke ne inagurimin te konsullates sone ne Milano, ku edhe qytetaret kosovare do te marrin keu sherbimin konsullor.
Ne prani te perfaqesuesve te trupit diplomatik te Italise dhe shoqatave shqiptareve ne vendin fqinj, ministrat e jashtem Bushati e Hoxhaj vleresuan se “konsullata eshte hapi konkret dhe i rendesishem i shprehjes se partneritetit strategjik edhe ne perfaqesimin diplomatik te dy vendeve , tregues i qartë i punës dhe vullnetit per te qene prane bashkekombasve shqiptare me sherbime me te mira. Duket se nuk eshte rastesore perzgjedhja e Milanos per te nisur nga ketu bashkimin e perfaqesimit konsullor, pasi dy ministrat e vleresuan shume te mira marredheniet me Italine, vend i cili ka mikpritur komunitete te medha te shqiptareve te shqiperise dhe Kosoves.
Disa muaj me pare Konsullata e Milanos kishte kete pamje, por pas angazhimit per rikonstruksion fizik dhe permiresim sherbimesh, vjen ne nje panorame tjeter dhe me zotimin se shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves qe jetojne ne Itali, do te gjejne lehtesi sherbime dhe cilesine e tyre.
Top Channel