
Në çështjen e referendumit të Skocisë, që aq shumë po e shqetëson
Londrën ka një nderhyrje te papritur; aleati i David Cameronit,
presidenti Barak Obama i bëri thirrje skocezëve të mos e rrënojnë
marrëdhënien aq speciale të Amerikës dhe Britanisë me një votë
pro-shkëputjes.
Deklaraten, shefi i Shtepise se Bardhe e beri te henen, tre dite perpara hapjes se qendrave te votimit ne 18 shtator, kur beteja per pavaresi duket e destinuar te percaktohet me nje numer te vogel votash.
Gati gjysmë milionë zgjedhes jane ende te pavendosur dhe shqetesimet mbi vendin e ardhshem te Skocise ne organizatat e medha nderkombetare si BE, NATO dhe OKB-se, vazhdon te mbetet teme e nxehte debati. Sekretari i shtypit ne Shtepine e Bardhe, Josh Earnest tha se Obama deshiron qe Britania te mbetet e bashkuar.
“Si nje vend jashte kesaj ceshtjeje, por i interesuar per te, SHBA-ja ka interesin e thelle ne garancine se njeri prej aleateve me te ngushte te saj do te mbetet nje partner i fuqishem, i bashkuar dhe efikas i ëashingtonit”, u shpreh Earnest.
Komentet e tij erdhen pak pasi sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen konfirmoi se nese voton per pavaresine, Skocise do t`i duhet te aplikoje perseri per bashkim me aleancen ushtarake dhe qe te pranohet, duhet te marre miratimin e secilit vend anetar. Ekspertet besojne se mund te gjurmojne pemen gjenealogjike te presidentit amerikan duke mberritur deri tek ëilliam Luani, i cili sundoi Skocine nga viti 1165 deri ne 1214-ten. Sipas tyre, nje paraardhes nga nena i Barak Obames, Edëard Fitz Randolph, ka emigruar nga Skocia per ne amerike ne shekullin e 17-te.
Top Channel