Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Një i burgosur belg, i cili vuan një dënim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje do të lejohet që mjekët t’i japin fund jetës së tij, pas një vendimi të rëndësishëm.
Vendimi pason një betejë ligjore trevjeçar nga 50 vjeçari, Frank Van Den Bleeken, i cili është dënuar që prej vitit 1980. Ky është vendimi i parë, ku një i burgosur do të lejohet të ekzekutohet, që nga hyrja në fuqi e ligjit 12 vjet më parë.
Avokatët e Van Den Bleeken thanë se së shpejti ai do të dërgohet në një spital ku do t’i nënshtrohet procedurave mjekësore për t’i dhënë fund jetës, por nuk kanë thënë se kur do të ndodh.
50 vjeçari ka kërkuar të ekzekutohej që në vitin 2011, duke thënë se ishte pushtuar nga një dhimbje e padurueshme psikologjike, por autoritetet belge kërkuan që të shqyrtojnë çdo opsion të mundshme të trajtimit, para se të miratonin vendimin e ekstrem.
Top Channel