Të rinjtë drejt shkollave profesionale

15/09/2014 00:00

Dhjetëra vajza dhe djem, me mesatare mbi 7,5 janë regjistruar për të
vijuar studimet ne shkollat e mesme profesionale, të cilat janë cilësuar
si elitare.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se pas 20 vitesh numri i nxenesve qe regjistrohen ne keto shkolla eshte rritur me 40 për qind.

“40 për qind në shkallë vendi më shumë regjistrime për arsimin profesional se sa një vit më parë. Vlerësim për mësuesit për një rekord të tillë. Eshtë më i punësueshëm në tregun e sotëm, ai që ka mbaruar një shkollë të tillë, se sa ai që ka mbaruar gjimnazin e përgjithshëm”, tha Veliaj.

Zevendeskryeministri Niko Peleshi, i cili ka ndjekur arsimin e mesem profesional, tha se keto shkolla jane nje mundesi e madhe punesimi per te rinjte e sotem.

“Ka një handikap të madh në Shqipëri, ka një paradoks, sepse nga njëra anë ankohemi për papunësi të lartë, por nga ana tjetër ka shumë biznese, ka shumë institucione që për muaj dhe për vite me rradhë nuk plotësojnë dot vendet bosh, pasi nuk gjejnë specialistin e mesëm apo të lartë. Investimi në arsimin profesional do të thotë të kuptojmë se cfarë kërkon tregu”, u shpreh Peleshi.

Per here te pare ne bordin e shkollave profesionale do te kete perfaqesues biznesi te cilet kane si detyre qe 30 % te krediteve cdo nxenes t’i kaloje prane bizneseve perkatese.

Në Durrës eshte rihapur Shkolla e Mesme Profesionale e Peshkimit dhe në Bulqizë, Shkolla e Kerkimit Gjeologji-Minierave.

Top Channel