Merkel: Lufta kundër anti semitizmit, detyrë kombëtare

15/09/2014 00:00

“Lufta ndaj antisemitizmit është detyrë kombëtare dhe qytetare”, tha
Angela Merkel në protestën e organizuar përpara portës së Brandenburgut
me temë “Kurrë më urrejtje ndaj hebrenjve”; një tubim i mbajtur 75 vjet
nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ku 6 milionë hebrenj u asgjësuan
nga nazistët gjermanë.

Gjatë konfliktit të kohëve të fundit në Gaza, sulmet ndaj tyre nisën të shtohen në Gjermani, çka shtyu kancelaren te theksoje me force se vendit te saj dhe te gjithe botes deshiron t`i percjelle nje mesazh te qarte: tolerancen.

“100.000 hebrenjtë që jetojnë në Gjermani janë një thesar kombëtar. Miq hebrenj, fqinjë, kolegë, ju këtu duhet ta konsideroni vetën në shtëpi”, u shpreh Merkel.

Për opinionistet vendas, megjithate, niveli i pjesëmarrjes në demonstratën kundër antisemitizmit bën për të menduar. Vetëm 6.000 vete u mblodhen ne Berlin në një kohë kur në 1992-shin mbi një milion gjermanë protestuan me qirinj në dorë nëpër qytete, fshatra dhe komuna kundër racizmit. Asokohe protestuesit iu kundërvunë fuqishëm dhe në mënyrë mbresëlënëse urrejtjes së ekstremistëve të djathtë.

Në porten e Branderburgut ishte e gjithe elita politike e vendit, presidenti, kancelarja, ministrat, sindikalistë, si dhe kisha protestante e ajo Kisha Katolike. Të gjithë dhanë një sinjal kundër urrejtjes ndaj hebrenjve – me ftesë të Këshillit Qendror të hebrenjve. ‘Por, nga shoqeria civile nuk pati nje nisme te tille’, – thone analistet, e kjo eshte e turpshme. Duke u shprehur, se kush sulmon dikë që vesh kapelen karakteristike të hebrejve, “na godet ne te gjithe”, Merkel theksoi se jeta e hebrejve është pjesë e identitetit dhe kulturës gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA